EMRI/ Ndahet nga jeta papritur ish-politikani i LSI-së

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-politikani dhe biznesmeni, Ilir Dashi.

Njoftimi është dhënë në rrjetet sociale nga të afërm të të ndjerit, të cilët kanë ndarë lajmin e keq me dashamirësit e tyre.

Ilir Dashi ka mbajtur disa pozicione drejtuese, përfshi edhe Drejtorin e QSUT-së, ndërsa në politikë ishte i angazhuar në rradhët e LSI, ku ka drejtuar edhe degën e kësaj partie në Tiranë.

Dashi gjithashtu ka qenë i angazhuar vite më parë në kinematografinë shqiptare, ku ka luajtur në disa role filmash./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 13:30