EMRI/ Mjeti doli nga rruga, humb jetën pasagjeri 18-vjeçar në Pogradec

Një aksident ka ndodhur sot në Pogradec. Një makinë tij “Opel” me drejtues 22-vjeçarin E.Hidri ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Mateo Torra, 18-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal,në vendin e Quajtur Mulliri Katjelit.

Drejtuesi i mjetit, i cili është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, është arrestuar nga policia./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 10:11