EMRI/ Mashtrimet me “Call Center” në Shkodër, arrestohet 21-vjeçarja e shpallur në kërkim

Policia ka njoftuar se është arrestuar një nga 3 personat që ishin shpallur në kërkim, për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike në Shkodër. Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Alma Sokoli, ndaj të cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

“Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave””, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit shtetasit: Elisa Kolndreu, Olda Shpendi, Aishe Baci, Senada Alija, Sonila Alija, Ervin Osja, Nikolin Toma, Ysniela Dalipi. Më pas ata u liruan nga Gjykata e Shkodrës, e cila ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Tashmë në kërkim janë shtetasi polak Paëel Wziontek dhe Klodian Memo./albeu.com

 


Shtuar 25.11.2021 12:33