U arrestuan me bujë për skemë mashtrimi, Gjykata e Shkodrës liron nga burgu 8 të rinjtë

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të gjithë të arrestuarit e operacionit “North Forex”.

Ata u akuzuan për mashtrim përmes programeve kompjuterike.

Bëhet fjalë për 8 të rinjtë duke filluar nga Elisa Kolndreu, 22 vjeç, Olda Shpendi, 20 vjeç, Aishe Baci, 30 vjeç, Senada Alija, 21 vjeç, Sonila Alija, 24 vjeç, Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.

Në kërkim nga policia janë shpallur edhe 3 shtetas të tjerë.

Këta shtetas, për një perudhë një vjeçare, nën drejtimin e një shtetasi polak, dyshohet se kryenin skema mashtrimi përmes programeve kompjuterike, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Sipas informacioneve, ajo realizohej nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë./albeu.com/