EMRI/ Ky është i riu që u plagos me armë zjarri në Lezhë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lezhë. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 22-vjeçar i identifikuar si Aleks Laska.

Laska, i cili u plagos në këmbë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 9.05.2023 07:24