Këtë të enjte, policia e Durrësit, ka vënë në pranga 30-vjeçarin Denis Trebeshina, pasi u kap me shumë të madha parash në automjet.
Gjatë kontrollit fizik në makinë, policia gjen dhe sekuestron 116, 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.
Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.
Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin 30 vjeçar shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme.