Një 58 vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnje. Mësohet se Shpresa Cani, ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike, por pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale.
Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes se emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyre.
Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.
Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës shtetësja Shpresa Cani kishte ndërruar jete në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjës ka referuar materialet në prokurorin e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes se 58 vjeçares.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.