Policia ka vënë në pranga 3 persona më Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë edhe shtetasi në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
“Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit…”-njofton policia e Shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i 3 personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Bejo Bresho, 27 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. /albeu.com/