EMRI/ Gjendet trupi i pajetë i një 62-vjeçari në ujërat e lumit Fan

Një trup i pajetë gjetur në ujërat e lumit Fan në Fushë-Arrëz. Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si 62-vjeçari Frrok Doda.

Trupi i pajetë u gjet poshtë urës në lumin Fan, ndërsa dyshohet se 62-vjeçari u rrëzua aksidentalisht duke rënë më pas në lumë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.01.2025 21:14