EMRI/ Gjendet i mbytur në kanal një person në Fier

Në fshatin Drizë të Fierit është gjetur në një kanal i mbytur një burrë 56 vjeç. Dyshohet se viktima, i identifikuar si Fiqeri Muhameti, është mbytur aksidentalisht.

Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe ka rënë.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes../albeu.com


Shtuar 5.01.2022 13:58