Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së britanike pasi u kapën në një “shtëpi bari”.
“Shtëpia e Barit” kishte një vlerë prej 1,3 milion paund, sipas vlerësimeve të autoriteteve atje.
Të arrestuarit janë shqiptarë, Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 29 vjeç.
Grupi kriminal operonte në Leicester dhe ndërkohë po hetohet për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në organizatë.
Ishte një kompani e specializuar në trajnimin e qenve që nuhasin drogën, e cila kishte telefonuar policinë.
‘Daily Mail’ raporton se qentë shkonin vazhdimisht në një mur aty ku bënin sjellje të çuditshme.
Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes pas telefonatës dhe zbuloi “shtëpinë e barit” të mbushur me kanabis, i cili nëse do të dilte në treg do të kapte një shifër prej 1,3 milionë paund.
“Ky ishte një zbulim mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm çoi në arrestimin e 3 personave, por ndaloi që kjo sasi e madhe droge të hidhej në treg”, tha Ross Dimmock, inspektor i zonës./albeu.com/