EMRAT/ Vdekja e dy elektricistëve në Fier, arrestohet drejtori dhe inxhinieri i OST

Policia ka vënë në pranga drejtorin dhe inxhinierin e OST pas vdekjes së dy elekricistëve ndërsa ishin duke punuar.

Andi Prifti dhe Eriseld Lala akuzohen për veprën penale për “Shpërdorim detyre”, pasi kanë detyruar dy viktimat të kryenin punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:

A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.

E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 16.06.2021 08:41