Emrat/ Trafikonte makina të vjedhura, arrestohet 32- vjeҫari në Kapshticë, pezullohen nga detyra katër policë

Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi trafikonte makina të vjedhura nga Greqia në Shqipëri.

Për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka pezulluar nga detyra katër policë, që punonin në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Sipas hetimeve, ata nuk kanë krye verifikimin e dokumenteve të automjeteve, të cilat 32-vjeçari i trafikonte nga shteti fqinj drejt Shqipërisë.

Autori i dyshuar për trafik është Maradona Cenolli, ndërsa policët e pezulluar janë Markelian Muarti, Stelio Lushi, Edison Mielli, Mariglen Azisllari.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro.