EMRAT/ Tentuan të kultivonin bimë narkotike në Memaliaj, arrestohen 2 vëllezërit

Policia ka ndaluar shtetasit Spartak Sela dhe Romeo Sela në Memaliaj, pasi në bashkëpunim me njerit tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj.

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë goditur dhe dokumentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ku u kapën dhe u ndaluan shtetasit

  1. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njerit tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./albeu.com

 


Shtuar 8.09.2021 08:45