EMRAT/ Përplasja gjatë mbledhjes së kandidatëve të primareve në Laç, reagon policia: Ja kush u përfshi në konflikt

 

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pak  minutave me parë në Laç, ku një përson qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti gjatë një mbledhjeje mes kandidatëve të primareve të Partisë Demokratike.

Mësohet se autori është Van Rica, mbështetës i një prej kandidatëve, ndërsa ky i fundit është konfliktuar me shtetastin Kastriot Marku, nënkryetar i PD-së në Kurbin për pazaret e mes kandidatëve.

Autori mësohet se ka qëlluar në korridor dhe më pas është larguar nga selia.

“Uniformat blu” kanë sekuestruar armen e zjarrit tip pistoletë, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin .

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, Policia shpall në kërkim shtetasin V. R.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme../albeu.com