Gjykata ka lënë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë.
Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.
Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit.
Policët e Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, kanë favorizuar 3 tregtarët në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Policia ka sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.