Mësohen emrat e 10 shqiptarëve të arrestuar, të cilët akuzohen për përfshirjen e tyre në laboratorin e drogës me kokainë, i cili u gjet mbrëmë në kuadër të megaoperacionit ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.
Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.
Kujtojmë se operacioni u zhvillua ditën e djeshme, ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze duke bërë të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.
Prokuroria e Posaçme SPAK doli në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin që zbuloi një laborator droge ne Fier.
Prokurori i çështjes është shprehur se hetimet kanë nisur në korrik dhe se porositësi i lëndës narkotike është shqiptar, ku dhe bëri me dije se janë kapur 430 kg kokainë./albeu.com