EMRAT/ Ky është çifti i të moshuarve nga Borshi që humbi jetën në banesë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Borsh të Himarës. Një zjarr ka rënë në banesën e dy të moshuarve, dhe për pasojë kanë humbur jetën 83-vjeçari Rrapo Cika dhe 71-vjeçarja Savoja Cika, burrë e grua.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrik, ndërsa hetimet kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 10:42