Foto ilustruese
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen në Mat. Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Akil Dedja, 39 vjeç.
Sipas policisë, Akil Dedja u plagos rreth orës 04:30 të mëngjesit sot nga Bashkim Koçi.
Akil Dedja u paraqit në spital për mjekim dhe vuri në lëvizje policinë për të identifikuar e më pas për të gjetur autorin.
Dyshja ishin duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta. E për pasojë bahskim Koçi ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Akil Dedjen, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi policisë
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij./albeu.com/