Emocione e lot, përkujtohet ditëlindja e ish-Presidentit Nishani, Berisha e Meta të pranishëm

Familjarë, miq e bashkëpunëtorë të afërt të karrierës së tij politike kanë përkujtuar ditën e sotme ish-presidentin Bujar Nishani i cili u nda nga jeta muaj më parë.

Në përvjetorin e ditëlindjes së tij të 56-të t, ata kanë përkujtuar veprën e Nishanit. Ceremonia ka nisur me një dokumentuar kushtuar jetës dhe veprës së Nishanit për të pasuar me fjalën hapëse të bashkëpunëtores së tij të ngushtë Edit’h Harxhi.

Kjo ceremoni ka bërë bashkë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta të cilët qëndruan ulur në krah të familjarëve të të ndjerit Nishani.

Bashkëshortja e tij, fëmijët dhe babai të ndjerit Nishani u panë mjaft të prekur teksa miqtë e Nishanit kujtonin figurën e ish presidentit.

Shtuar 29.09.2022 20:20