Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një reagimi në “Facebook”, thotë se është nënshkruar edhe marrëveshja me presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kososvës.
Tashmë qytetarët e Kosovës, do mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Postimi:
“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruan Osmani.
Nga data 1 Janar, shqiptarët e Kosovës, mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen.
Edhe Spanja, një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, ka njoftuar se vendimi për udhëtim pa viza aplikohet dhe për Madridin.