Elon Musk ka bërë deklaratën e fortë për njerëzimin. Sipas tij, Neuralink, kompania e tij e teknologjisë do të fillojë të implantojë mikroçipe në trurin e njerëzve.
Neuralink, bashkëthemeluar nga Musk në vitin 2016, po zhvillon një çip që do të implantohet në trurin e njerëzve për të regjistruar dhe stimuluar njëkohësisht aktivitetin e trurit.
Ai synon të ketë aplikime mjekësore, të tilla si trajtimi i lëndimeve serioze të shtyllës kurrizore dhe çrregullimeve neurologjike.
Gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në Samitin e Këshillit të CEO të ëall Street Journal të hënën, Musk u pyet se çfarë planifikoi të bënte Neuralink në 2022.
“Neuralink funksionon mirë te majmunët, dhe ne në fakt po bëjmë shumë testime dhe thjesht po konfirmojmë se është shumë i sigurt dhe i besueshëm. Pajisja Neuralink mund të hiqet në mënyrë të sigurt,” ka thënë ai.