ELBASANI NË NGRICË/ Rruga për Labinot Mal dhe Zavalinë qarkullohen vetëm me zinxhirë, -6 gradë Celcius

Të gjitha rrugët në njësitë administrative dhe fshatrat e Elbasanit janë aktualisht të hapura edhe pse janë të mbuluara nga dëbora.

Ekipet e Autoritetit Rrugor dhe Emergjencave Civile kanë punuar gjatë gjithë ditës për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Megjithatë, gjatë natës pritet që temperatura të bjerë deri në -6°C, duke sjellë rrezik të lartë për ngrica.

Akset Elbasan-Labinot Mal dhe Elbasan-Zavalinë kanë probleme dhe qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet dhe strukturat për shkak të ngricave.


Shtuar 11.01.2026 19:55