Ekzekutohet shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në ishullin e Mykonos në Greqi.

Një 34-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga një shtetas grek.

Protothema.gr shkruan se 33-vjeçari e ka qëlluar shqiptarin me pushke në kokë. Sipas informacioneve të para shkak dyshohet të jetë konflikti për një vajzë.

Policia bën me dije se 33-vjeçari, autor i vrasjes është arrestuar. Autoritetet po punojnë pëtr abrdhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/ 
 


Shtuar 20.02.2023 10:35