Ekzekutimi u porosit nga Spanja? Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Delon Troqes në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin ndaj Delon Troqes, në Vlorë.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se hetuesit dyshojnë se urdhri për ekzekutimin mund të ketë ardhur nga Spanja, ndërsa ka dyshime se mund të ketë një lidhje mes vrasjes së Troqes dhe Bledar Birçajt.

“Prokuroria ka disa pista. Kishte tre javë që ishte kthyer nga Spanja në Vlorë. Sytë e hetuesve janë drejtuar në Spanjë dhe janë duke e lidhur me çështjen e trafikut të drograve të forta. Në Spanjë ka grupe personash që janë nga Vlora apo na Fieri. Nuk ishte një personazh që kishte rekorde, kishte qenë në burg por jo për rekorde kriminale.

Hetuesit dyshojnë se urdhri për ekzekutimin e tij mund të ketë ardhur nga Spanja. Dyshimet janë për përfshirje në çështjen e drograve të forta. Troqe në Shqipëri kishte vetëm një aktivitet ku bënte shërbime me skafin e tij për turizëm. Nuk kishte ndonjë rekord tjetër apo konflikt të fundit. Është zgjedhur një orar që nuk ka pasur lëvizje. Autorët e kanë njohur zonën. Mund të kenë vepruar edhe kundrejt pagesës”, shprehet Lala. /albeu.com/


Shtuar 25.05.2021 15:25