Ekzekutimi me snajper i 23-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 10 persona në polici, pista ku po hetohet

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 , u ekzekutua me armë një 23-vjeçar në Vlorë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur, dhjetë persona janë shoqëruar deri tani në policinë e Vlorës

Një plumb i vetëm në kokë dyshohet se i ka marrë jetën.

Burime nga policia thonë se arma e krimit ka qenë snajper, ndërsa pavarësisht kërkimeve, arma e krimit ende nuk është gjetur .

Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjecarit, dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekzekutori dhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat të sigurisë përreth zonës, por ajo që vështirëson punën e policisë dhe për të parë lëvizjet e autorit dhe personave që mendohet se e kanë ndihmuar lidhet me faktin se menjëherë pas ekzekutimit, qyteti nuk ka patur energji elektrike.

Pak minuta pas ngjarjes është djegur një automjet në lagjen “24 maji”.


Shtuar 8.01.2024 08:36