Eksperti marketingut ka një këshillë për të rinjtë: Të punuarit nga shtëpia nuk ju bën të suksesshëm

Fenomeni i punës nga shtëpia tashmë ka “pushtuar” edhe vendin tonë. Puna nga shtëpia preferohet kryesisht nga të rinjtë. Shumica prej tyre zgjedhin të punojnë nga shtëpia duke krijuar projkete në portale informative, faqe shitjesh dhe blogje, duke siguruar në këtë mënyrë numër të madh klientësh e bashkë me ta dhe të ardhura.

Sakaq një deklaratë e bërë së fundmi nga Scott Galloway, studiues i marketingut, ka ngjallue debate.

Ai ka thënë se të punuarit nga shtëpia nuk sjell karrierë dhe sukses.

Në Samitin e Këshillit të CEO-ve të “Wall Street Journal” ai foli mbi mënyrën se si arrihet suksesi dhe teksa iu drejtua të rinjve ai u shpreh: Mos punoni kurrë nga shtëpia. Shtëpia është vetëm për gjumë, duhet të jesh jashtë tërë kohën!

Scott gjithmonë ndez debat me këshillat e tij. Këtë herë të shumtë janë ata që janë kundër tij. Në rrjetet sociale, shumë të rinj thonë se puna nga shtëpia është shumë efektive në ditët e sotme dhe se nuk do hiqnin dorë nga ajo mundësi. Profesori i njohur ka folur përmes podcaste-ve dhe intervistave të tij në media për shqetësimin e tij më të madh: rritja e vetmisë dhe shëndeti i rënduar mendor tek të rinjtë.

Sipas tij, stresi në nivele të larta i atribuohet edhe ambientit të punës, shpenzimeve, kostos së qirasë, ngrënia e ushqimit në punë e deri te koha shumë e pakët që të rinjtë shpenzojnë jashtë.

Scott e thotë me bindje se puna nga shtëpia, i bën të rinjtë të shkëputen nga miqtë dhe pjesa e tjetër e shoqërisë dhe nuk u shërben aspak për të bërë karrierë, madje e ngadalëson atë. Hulumtimi më i fundit thotë se më shumë se gjysma e amerikanëve punojnë nga shtëpia të paktën një herë në javë. Scott thekson se suksesi garantohet vetëm kur njeriu eksploron dhe ndërvepron me njerëzit./albeu.com/