Ekskavatori doli nga rruga, ndërron jetë 60 vjeçari

Ka ndërruar jetë 60 vjeçari nga Berati i cili u përfshi në aksidentin me ekskavator.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë në vendin e quajtur Ura e Plirzës.

Fillimisht shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan u transportua në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë dhe nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 2.05.2021 16:49