Efektiv i RENEA-s transferohet në një komisariat periferik, dyshohet se kishte lidhje me personazhet e krimit

Pas arrestimit ditën e sotme të policit të Forcave Operacionale, një tjetër efektiv i RENEA-s dyshohet se ka luajtur rolim e truprojës së një të shumëkërkuari.

Për këtë të fundit është marrë masa e trasferimit dhe uljes në detyrë duke e cuar atë në një komisariat të vendit.

Gazetari Elton Qyno raporton për OraNews se efektivi i RENEA-s akuzohet se ka pasur kontakte të papërshtashme me një tjetër personazh të botës së krimit.

“Bëhet fjalë për dy persona. Për Jeton Lamin është marrë masa arrest me burg, ndërsa për efektin e RENEA-s është marrë masa e transferimit dhe uljes në detyrë duke e çuar në një pozicion periferik në një komisariat të vendit. Ai dyshohet se ishte kthyer në truprojen e një të shumëkërkuari,”- tha Elton Qyno.

Ende nuk dihet identiteti i efektivit apo i të shumëkërkuarit të cilit i ka “shërbyer”  ai.

Jeton Lami është arrestuar një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni “Plumbi i artë”. Për herë të fundit, bashkë janë filmuar më 7 gusht në dy ambiente të ndryshme, në Durrës dhe Tiranë./albeu.com