I thanë “JO” 80 milion eurove, Ajax dhe Anthony presin ofertë të re nga Man.United

Në ditët e fundit të merkatos, Manchester United pritet të bëjë edhe një lëvizje të fundit për “fiksimin” e kësaj merkatoje, Anthony.

Braziliani është dëshira e madhe e trajneri Ten Hag, ndaj “Djatë e Kuq” po bëjnë çmos për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas mediave britanike, Ajax së fundmi refuzoi ofertën prej 80 milion eurosh, ndërsa janë në pritje të një oferte të re, e cila mund të shkojë deri në 100 milion euro.

Kushtet personale të marrëveshjes janë arritur prej kohësh me anësorin që dëshiron kalimin sa më parë në “Old Trafford”./albeu.com