Rivalja e Bashës nxjerr “të palarat” e PD: Brenda partisë ka shumë sigurimsa

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi nga Malësia e Madhe ka kërkuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit duke filluar nga Partia Demokratike, pasi sipas saj, brenda ka anëtarë të ish-sigurimit të shtetit.

“Ka boll partia jonë ish-anëtarë të sigurimit të shtetit. Duhet të fillojë hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga partia jonë njëherë. Nuk duhet të kenë funksione të larta në parti, poste drejtuese” tha ajo.

Më tej Harxhi u shpreh se vetem duke u bashkuar, PD do të vijë në pushtet.

“Humbja e fundit na ka krijuar probleme shumë të mëdha, anëtarësia është dëshpëruar, 8 vite në opozitë, kjo qeveri vazhdon të vendosë gjoba. Shikoni si kanë filluar me u ra investimeve në bregdet. Në mënyrë që të fitojmë një palë zgjedhje normale duhet të bashkohemi” tha ajo.

Kujtojmë se me 13 qershor në PD do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar dhe përballë Bashës, konkurren është Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj./albeu.com


Shtuar 10.06.2021 16:36