Aguero i dhuroi puntorit çelësat, shikoni ku ka përfunduar Range Rover

E mbani mend lajmin se Kun Aguero do të organizonte një shorte për të dhuruar Rang Roverin e tij te punonjësit e Man. City? Fatlumi ishte Ally Marland i cili mori në dorë çelësat e makinës luksoze nga sulmuesi argjentinas por tani ajo makinë është në shitje në Ebay.

Lajmi menjëherë ka bërë bujë në shtypin anglez për veprimin e punonjësit të Man. City.

Sergio Agüero nënshkroi për Barcelonën vetëm disa ditë më parë, duke i dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë me Manchester City dhe në lamtumirën e tij ai dëshironte të kishte një kujtim të bukur me të gjithë punonjësit që e kishin ndihmuar të bënte histori. Ai u dha secilit prej punëtorëve një orë Tag Heuer, çmimi i së cilës është midis 1,300 dhe 1,800 euro, por gjithashtu mbajti një short për një nga makinat e tij, një Range Rover Evoque të vitit 2016 që sot mund të shihet në shitje në eBay.

Fituesi i lotarisë ishte Ally Marland, një nga punonjësit e Citizens, i cili mori çelësat e automjetit dhe e falënderoi atë për gjestin me një përqafim dhe disa fjalë që tani janë kthyer kundër tij. Ai u shpreh se do të shkonte çdo ditë me një Range Rover në punë dhe se ishte pa fjalë për veprimin e Agueros të cilin nuk do ta harronte kurrë.

Sipas The Sun, Marland dhe gruaja e tij Nicky tashmë kanë makina personale dhe kjo është arsyeja pse ata kanë vendosur ta vendosin makinën për shitje në internet. Ata synojnë të mbledhin më shumë se 26,500 euro dhe pesë përqind të kësaj shume do ta dhurojnë për Shtëpinë e Fëmijëve Derian House në Chorley, në qarkun e Lancashire.

Range Rover Evoque i blerë nga futbollisti argjentinas është një okazion më vete pasi është vetëm me 17,000 kilometra dhe pavarësisht se i përkiste Kun Agueros Marland dhe gruaja e tij vendosën ta nxirrnin në shitje me një çmim më të ulët sesa zakonisht shitet ky model.

Shtuar 10.06.2021 04:06