Një person ka humbur jetën ditën e djeshme, 11 nëntor, në Bjeshkët e Istogut.
Dyshohet se viktima së bashku me një person tjetër kanë qenë duke prerë dru në pyll.
Lisi i ka goditur të dy, por Bytyqi nuk ka mundur të mbijetojë.
“Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” njofton policia./albeu.com