E zuri gjumi në timon/ Shuhet familja në SHBA, aksidenti tragjik i merr jetën babit dhe tre fëmijëve

Në foto, 17-vjeçarja, Dakota

Një familje është shuar si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në SHBA.

New York Post raporton se katër pjesëtarët e një familjeje ndërruan jetë, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga, u përplas me disa shkëmbinj e për rrjedhojë ra në lumin Salmon.

Viktimat janë babai dhe tre fëmijët e tij. Babai me tre fëmjët të moshave 17 vjeç, 10 dhe 7 ishin nisur për të vizituar gjyshin i cili jeton në shtëpinë e të moshuarve.

Familja

Në momenitn fatal makinën po e ngiste vajza 17-vjeçare, Dakota, shkruajnë mediet e huaja. Shkak i aksidentit duket se ka qenë pakujdesia e 17-vjeçares, pasi siç raportohet, shoferen e kishte zënë gjumi në timon, e për rrjedhojë humbi drejtimin e mjetit./albeu.com/


Shtuar 16.06.2023 07:32