Nga Igli Çelmeta
Joy Aoko, një 22-vjeçare nga Kenia niset nga aeroporti i Nairobit e shoqëruar nga nëna e saj, e cila e përcjell vajzën me bekimin se në vendin që po shkonte për të punuar do të siguronte një të ardhme më të mire se sa ajo që i ofronte Kenia. Joy kishte aplikuar dhe fituar të drejtën për të punuar në një kazino në Shqipëri.
“Asaj iu dha një mundësi që të vinte në Shqipëri dhe ajo më tha, mami është një mundësi për të ndjekur një trajnim në një kazino në Shqipëri dhe po më ofrojnë edhe një pagë për këtë. Çdo prind gëzohet kur shikon fëmijën që po gjen një punë që i pëlqen dhe unë nuk hezitova aspak.
Pse jo, nga informacioni që kam Shqipëria është vend i rregullt dhe vajza ime do të shkonte në Shqipëri për të mësuar mbi lojërat e kazinosë e më pas do të punësohej. I dhashë miratimin tim, Xhoi erdhi në Shqipëri në muajin shkurt, ishte vetëm 21 vjece. Të gjitha hapat e punësimit dhe procedurat u kryen nga kompania”, shprehet nëna e saj.
22-vjecarja keniane Joy Aoko mbërrin në Shqipëri për të punuar në një kazino në Tiranë si krupiere ose dealer. Joy përshtatet shumë shpejt me jetesën dhe punën në Shqipëri dhe ishte e kënaqur me punën e saj dhe me ardhurat që fitonte ajo ndihmonte familjen e saj të varfër ne Kenia.
“Kur Xhoi arriti në Shqipëri e pritën punëdhënësit dhe ajo u mirëprit në kompani. Ajo ishte më e vogla në kompani. Më thoshte “mami, unë jam më e vogla në kompani dhe të gjithë më pyesin se si ndihem që kam ardhur këtu. Ajo më thoshte se jam mirë, ndihem e sigurtë.
Nuk e kisha menduar kurrë… Ndoshta ne si prindër nuk e përgatisim veten për më të keqen, por e dija që vajza ime ishte në rregull. Unë kisha besim se në Shqipëri ajo do të ishte mirë dhe do të kthehej shëndoshë në Kenia. Në punë gjithcka po shkonte mirë duke qenë se Xhoi është një vazjë e çiltër, natyrë e qeshur. Joy është një vajzë që i donte të tjerët dhe gjithashtu gëzonte dashurinë e tyre. Ajo nuk kishte asnjë ankesë për vendin e saj të punës. Unë mendoj se ajo e donte me gjithë shpirt këtë punë”, tregon nëna.
Joy një vajzë e qeshur, plot jetë me dëshirën e madhe për të punuar dhe ndihmuar familjen në Kenia, në rrjetet e saj sociale gjatë kohës që punonte në Shqipëri ka publikuar video dhe foto nga momentet më të lumtura të saj. Në disa prej videove ajo tregon se sa shumë i pëlqen Shqipëria dhe se e dashuron këtë vend, duke lënë mbishkrime se në Shqipëri po jetonte jetën e saj më të mirë. Postimi mban datën 8 gusht 2022, vetëm 4 ditë para se jeta e Joyt në Shqipëri të merrte rrjedhë krejt tjetër.
“Unë flisja shumë me Joy-in dhe të shtunën më datë 13 gusht rreth orës 03:00 Xhoi më mori në telefon dhe më pas folëm në ëhats app.
Ajo më dërgoi mesazh në 03:25, ishte mesazhi i fundit prej saj. Joy kishte qenë në punë të premten në mbrëmje dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 03:00 të mengjesit. Ajo më shkroi, më tha se ishte e lodhur dhe më pyeti se çfarë po bëja.
Më tha që do të bënte një dush dhe do të shtrihej për të fjetur. Më tha që do ngrohte ushqimin për të ngrënë. Unë vazhdova t’i shkruaj dhe ajo nuk më ktheu përgjigje. Unë nuk u shqetësova të shtunën. I urova natën e mirë me mendimin se do të ishte shtrirë për të fjetur. Gjatë ditës kur u zgjova rreth orës 11:00 të paradites ajo nuk më kishte kthyer përgjigje.
Sakaq fillova të shqetësohem. I dërgova sërish mesazh për ta pyetur nëse ishte zgjuar, por nuk më ktheu pergjigje. Erdhi e diela, por ende asnjë komunikim. Instikti i nënës. Ndjeva se diçka e keqe kishte ndodhur”, vijon e ëma.
Më datë 14 gusht rreth orës 12 të drekës, Joy u gjet në gjendje të rëndë në oborrin e një banese ngjitur me banesën, në të cilën ajo jetonte me bashkëkombësen e saj Emily Mutua dhe punonjës të tjerë të kazinosë.
“Di që mesazhi i saj i fundit ishte në 03:25 minuta. Nëse përllogaris që nga ora 03: 25 të mëngjesit deri të dielën sepse gjatë të shtunës ajo nuk u gjet, deri të dielën në orën 12:30 i bie më shumë se 30 orë që Joy kishte humbur gjurmët.
Vajzat nga Gjeorgjia që punojnë me Joy-in në kazino, shtëpia e së cilave është pranë me të Joy-t kishin dëgjuar një zhurmë frymëmarrjeje të vështirë dhe rënkim. Njëra prej vajzave nga Gjeorgjia ishte në dritare dhe ajo i tha shoqes së saj “eja dhe dëgjoje këtë zhurmë”.
Ajo i kishte thënë se atje mund të jetë vajza afrikane që ka humbur ditën e djeshme, të cilën po e kërkojnë. Ato panë me kujdes nga dritarja dhe dalluan Joy-in, sakaq telefonuan menjëherë ambulancën. Gjithashtu telefonuan menaxherin”.
Se çfarë ka ndodhur mesnatën e 13 gushtit është ende e pasqaruar, madje policia nuk e raportoi ngjarjen, ajo u be publike pas 3 muajsh.
Por, çfarë kishte ndodhur me Joyn përpara se të ndodhte ngjarja, ku kishte qenë Joy dhe a kishte pasur ajo probleme, të cilat ia kishte treguar nënës së saj? Nëna e saj, Ruth Abongo tregon se çfarë kishte ndodhur me Joyn gjithë javën deri në 13 gusht.
“Kur nuk ishte në punë Joy dilte. Edhe gjatë asaj jave më kujtohet se ditën e hënë ajo kishte qenë në Durrës, ndërsa incidenti ka ndodhur të premten e po asaj jave. Ajo kishte shkuar në Durrës me një mik që ishte shoferi i tyre në kazino. Me shoferin e kazinose kishte shkuar në Durrës”, vijon nëna.
Udhëtimin në Durrës 4 ditë para ngjarjes me shoferin shtetasin me iniciale R.B., Joy e ka publikuar edhe ne rrjetet sociale, ku në video 22-vjeçarja shfaqet në makinë dhe në postim shkruan “Si përputhet ky tingull me situatën në video”, të cilën e shoqëron edhe me një këngë. Por çfarë ndodhi me Joyn atë ditë në Durrës, nëna e saj rrëfen të vërtetën siç ajo e di.
Nëna vijon me rrëfimin tronditës:
Atje shoferi nuk ishte treguar i mirë me të sepse shoferi kishte qëndruar shumë afër. Ishte shumë ekspresiv njësoj sikur të ishin në një marrëdhënie.
Ajo e kishte pyetur përse po sillesh kështu sepse unë nuk jam e dashura jote. Ai kishte thënë se unë po të mbroj dhe Xhoi i kishte thënë se kjo nuk është e drejtë. Une jam e rritur dhe e di që më parë ky shoferi i kishte kërkuar Xhoit të kishin marrëdhënie por Xhoi kishte refuzuar dhe i kishte thënë jo.
Ky shoferi nisi ta ndiqte nga pas për dy javë. Kur Xhoi e vuri re këtë u përball me të dhe i tha “Përse po më ndjek mua? E kam vënë re që po më ndjek. Do të të raportoj në kompani”.
Më pas shoferi i tha jo, mos u shqetëso. Mos më raporto. Thjesht po mendoja se përse po më refuzon ftesën për të dalë me mua.
Po të ndiqja për të kuptuar se cilin po takon që të pengon të takohesh me mua. Ata ranë dakord që të mos hyjnë në një lidhje, por të mbeten miq. Në bazën e miqësisë, Xhoi pranoi ftesën për të shkuar në Durrës të hënën.
Ata shkuan në Durrës dhe shoferi vazhdonte të shprehte ndjenjat e tij dhe Xhoi nuk e pëlqeu këtë. Xhoi u zemërua në Durrës dhe i kërkoi që të ktheheshin. Kur u kthyen ata u zunë dhe Xhoi e bllokoi atë. Ajo i tha mjaft dhe nuk dua më miqësi me ty sepse kjo është e tepërt.
Kësaj here Xhoi po komunikonte me një shoqe në Kenia ku po i tregonte për mënyrën se si kishte vepruar shoferi dhe se ajo nuk po ndihej e sigurt. Që të jem e sinqertë, kur ato u kthyen në shtëpi nga Durrësi shoferi i saj u fut menjëherë në dhomën e saj të gjumit dhe hoqi rrobat. Xhoi i tha “çfarë po bën? Ti vazhdon akoma me këtë sjellje?”.
Mjaft dhe shoferi i thotë më kë po flet në telefon që mendon se është i rëndësishëm. Kjo bëri që Xhoi të zemërohej dhe ta bllokonte numrin e telefonit të shoferit.
Sipas nënës së vajzës shoferi kishte këmbënguluar që të kontaktonte sërish me Joyn dhe kishte folur me shoqen e 22-vjeçares Joy Brendën, një ditë pasi ata kishin qenë në Durrës.
“Të martën, Xhoi Brenda (Shoqja e Xhoit) po shkonte për të punuar më duket dhe është me këtë shoferin në makinë. Ai i thotë Xhoi Brendas që shoqja jote më ka bllokuar në çdo aplikacion. Si mund ta kontaktoj atë? Dhe Xhoi Brenda i thotë
“Është mënyra jote ofensive. Në Kenia ne nuk i ndjekim vajzat në këtë mënyrë. Mënyra se si e ke trajtuar Xhoin nuk është e drejtë.
Ky është një konfirmim që shoferi u bllokua të hënën. Kështu, të mërkurën, të enjten ndërsa të premten ky shofer nuk ishte në punë, ishte pushim. Instikti më thotë se…. nuk e di…. Ndoshta po flas shumë, por mendoj se ka më shumë pikëpyetje për shoferin. Ai është personi që kishte zemerim. Xhoi ishte shprehur se nuk ndihej e sigurt me këtë person”.
Por çfarë ndodhi pas së martës, nëna e Joyt jashtë kamerës shprehet se vajza tjetër e saj e madhe i ka derguar një mesazh Emilisë (kur Joy ishte në spital) duke i thënë përse ma vrave motrën sepse ajo të donte ty, ndërsa Emily i përgjigjet se nuk e ka vrarë ajo dhe i ka treguar se shoferi shtetasi me iniciale R.B. e ka nxjerrë atë për nje xhiro në Durrës dhe i ka kerkuar celësat e apartamentit te vajzave per t’i bërë Joyt një surprizë dhe shprehet se shoferin dhe Joyn i dinte si të lidhur.
Kur ia kërkuam këtë mesazh si provë nëna e Joyt nuk e dha për arsye që ajo nuk i tregon, por vetëm hesht.
Se sa i vërtetë është ky mesazh, autoritetet mund ta konfirmojnë duke sekuestruar telefonin e Emilyt, pasi ka deklarata kondratiktore sepse sipas mamasë së Joyt, Emily ndryshe nga vajzës tjetër asaj i ka thënë se shoferi e ka marrë celësin e apartamentit nga Joy duke e fotokopjuar dhe mohon t’ia ketë dhënë ajo celësin. Kur e pyesim nënën se pse Emily nuk e tregon të vërtetën e gjithë histories në polici ajo shprehet se e kanë udhëzuar të mos flasë.
“Nga ato që më ka thënë, mendoj se ka të bëjë më shumë me udhëzimin. Kushdo që e ka udhëzuar për të mos folur ose për të treguar historinë. Ajo më tha se është udhëzuar nga një prej menaxherëve të kompanisë për të mos folur. Ajo më tha se arsyeja pse menaxheri e udhëzoi për të mos folur, dhe jo vetëm Emilinë por çdokënd më të cilën Xhoi punonte, ishte që të mos flisnin për Xhoin sepse po shndërrohej në shumë histori. Kolegët po flisnin gjëra të ndryshme. Për këtë arsye ajo u udhëzua që të mos fliste për këtë me të tjerët”, tregon nëna.
Nëna e Joyt flet me rezerva për Emilinë dhe për mënyrën se si ajo veproi për të treguar ngjarjen dhe se ka hapur edhe dy telefonat e Joyt. Kujtojmë faktin se shoqja e dhomës së Joyt ishte ajo që bëri denoncimin në polici për Joyn dhe përkthyes i saj ishte shoferi shtetasi me iniciale R.B.
“Menaxheri merr në telefon Emilinë në orën 14:30 të drekës dhe e pyet “Si je Emili? Xhoi nuk ka ardhur në punë dhe ajo i kthehet “Me sa shikoj nga krevati i saj, është e frikshme. Duket sikur dicka ka ndodhur. Xhoi nuk është në krevat dhe krevati është njësoj siç e gjeta në mëngjes. Unë ndihem e frikësuar. Dhe menaxheri i thotë, nëse diçka nuk shkon çfarë mund të jetë?
Atëhere më prit mua sa të vij në shtëpi. Emilia i thotë, jo mos hajde në shtëpi, më lër të vij te zyra sepse jam e frikësuar dhe më pas kthehemi të dy në shtëpi. Emilia shkon në kompani duke e lënë shtëpinë ashtu siç ishte dhe më pas kthehet në shtëpi me tre menaxhere.
Menaxherin që e kishte marrë në telefon, menaxherin e turnit dhe një tjetër menaxher. Por, vijnë tre menaxherë dhe Emilija. Ajo që nuk kuptoj. Emilija i telefonoi Xhoi Brendës dhe menjëherë ose Emilija, ose Xhoi Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohen që ajo po kthehej në shtepi ajo takoi shoferin në zyrë.
Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë. Xhoi Brenda i telefonoi shoferit sepse nëse Emilia i kishte telefonuar Xhoi Brendës për ta pyetur nëse Xhoi ishte me të sepse të dy telefonet e saj janë këtu dhe krevati është rrëmujë. Duket sikur ka pasur një luftë dhe diçka e keqe mund të ketë ndodhur.
Duke qenë se Xhoi Brenda e dinte për këtë shoferin, Xhoi Brenda i telefon shoferit dhe e pyet a është me Xhoin. A ke ndonjë informacion sepse ajo nuk është në shtëpi. Më pas Xhoi Brenda i jep Emilisë pasëordin për telefonat e Xhoit sepse të dy telefonat e saj janë në krevat.
Emilia nuk e dinte pasëordin por Xhoi Brenda duke qenë shoqe e ngushtë me vajzën time e dinte kodin. Nuk e di sepse Emilia nuk më tha për arsyet se përse ajo hapi telefonat e Xhoit.
Por ajo kontrolloi të gjithë komunikimet që ishin në telefon. Këto janë disa arsye më shumë se përse ajo duhet të merret në pyetje. Në fillim Emilia më tha se e kishte marrë ajo në telefon shoferin duke e pyetur nëse ishte me Xhoin. Kur e pyeta Emilinë se përse e kishte marrë në telefon shoferin por kësaj here më tha që nuk e kishte marrë ajo në telefon shoferin.
Ajo më pas e gjeti shoferin në zyrë dhe eventualisht ai u pezullua. Dy javë pezullim.
Ajo që nuk kuptoj. Emilija i telefonoi Xhoi Brendës dhe menjëherë ose Emilija, ose Xhoi Brenda i telefonuan shoferit sepse sipas Emilisë, në kohen që ajo po kthehej në shtepi ajo takoi shoferin në zyrë. Mes shumë shoferëve që kompania ka, pse ata i telefonuan këtij shoferi atë ditë”.
Të gjithë zbardhjen e të vërtetës nëna e Joyt e lidh me Emilyn dhe se ajo e di të vërtetën dhe se në polici nuk ka treguar të vërtetën dhe se ka dyshime për veprimet shoqes se Joyt pas ngjajres.
“Po, Emilia di më shumë. Sigurisht që di më shumë. Emilia është keniane, Emilia ka qëndruar me Xhoin në shtëpinë e parë. Emilia shkon për të jetuar me Xhoin në rezidencën Floëer vetëm pesë ditë përpara se ngjarja të ndodhte. Menjëherë pas incidentit, Emilia kthehet në banesën e parë dhe nuk kthehet më mbrapsht. Emilia e gjeti krevatin të shkatërruar dhe që në hyrje të shtëpisë mund të kuptojë nga pamjet e krevatit që ka pasur një luftë.
Diçka nuk shkon me këtë krevat. Krevati i Xhoit është këtu, krevati i Emilisë është këtu. Nëse ky krevat është në këtë gjendje, si shkon dhe fle gjumë pa e vrarë mendjen për krevatin ngjitur? Bëhet fjalë për një bashkëkombase, mike, kolege.
Një arsye pse mendoj se Emilia di më shumë është se në orën 14:30 kur menaxheri e telefonon për ta pyetur se ku është Xhoi sepse nuk ka ardhur në punë, ajo zgjohet, shikon krevatin dhe thotë se krevati është njësoj sikur e kishte gjetur në mëngjes. Ajo thotë se diçka e keqe mund të ketë ndodhur. Pse nuk e mendoi që në orën 07:00 të mengjesit se diçka e keqe mund të kishte ndodhur? Që në orën 07:00 të mëngjesit që ajo hyri në shtëpi mund të kishte thënë se diçka nuk shkon”.
Ne kontaktuam Emilyn për ta pyetur, ne fillim ajo u shpreh e gatshme per nje interviste pa pranine e kamerave, madje caktoi edhe ditën e takimit, por me pas e shtyu për shkak se sipas saj kishte ndërruar turnin e punës.
E kontaktuam prapë Emilyn, e cila tha se do të na kontaktonte vetë, por nuk e bëri kurrë. E kontaktuam sërish por Emilyn bllokoi numrin tonë ne Ëhats app. Këmbëngulëm sërish duke e kontaktuar më dy numra të tjerë të ndryshëm por sërish Emily i bllokoi edhe këta dy numra.
Kur Joy ndërroi jetë, pyetëm mamanë e Joy neës Emily i kishte shkruar mesazh ngushëllimi, zonja Ruth u përgjigj që jo.
Po ashtu kontaktuam edhe shoqen tjetër të Joy, e cila ka të njëjtin emër Joy Brendën. Edhe Joy Brenda u përgjigj pas disa mesazheve duke na thënë se ajo nuk di asgjë rreth ngjarjes dhe se nuk mund të na ndihmojë dhe të mos i shkruanim më.
Nëna e Joyt tregon që ajo është takuar edhe me shoferin shtetasin me iniciale R.B. dhe se ky i fundit e ka shoqëruar edhe me makinë kur shkonte nga spitali i Traumës në shtëpinë në Ali Dem, ku zonja Ruth qëndroi gjatë kohës që ishte në Shqipëri.
“Kur unë erdha në Shqipëri ky shofer nuk ishte në kompani. Kur ai u kthye në punë, ai më shoqëroi edhe mua me makinë sepse kazinoja më kishte ofruar mua një shofer dhe ky shofer më shoqëroi mua në një nga mbrëmjet dhe më thotë emri im është bla bla dhe a më njeh mua?
Unë i thashë po, ju jeni shoferi. Unë i thashë, përse nuk e do mjaftueshëm vajzën time sa ta lësh të lirë, dhe ai më thotë jo mami, ne i kemi dhënë fund gjithçkaje. Unë e pyeta, përse e ke ndjekur vajzën time dhe ai më shpjegoi arsyen se përse e ndiqte Xhoin pasi ajo i kishte thënë jo atij. Unë e pyeta ku kishte qenë dhe ai më tha më vjen keq por kompania më kishte pezulluar sepse ata mendojnë se unë kam një raport me Xhoin.
Unë i thashë që kur ai nuk ka asnjë raport me Xhoin, përse i bën njerëzit të besojnë se ai ka një raport me Xhoin? Nëse do të kishit një raport do të kishe ndonjë mesazh dashurie nga ajo.
Ai tha që janë ata që nuk po e kuptojnë këtë. Ai më tha që me Xhoin kishin vendosur që të ishin vetëm miq. Kështu vendosëm të shkojmë në Durrës por gjatë asaj jave Xhoi më kishte bllokuar dhe nuk komunikoja dot me atë. Edhe mua më treguan për këtë incident që ajo kishte pasur”.
Nëna e Joyt rrëfen edhe faktin që shoferi kishte vizituar Joyn në spitalin e Traumës.
“Ai madje erdhi një herë edhe pasi kishte lënë punën. Një herë më mori në telefon pasi kishte lënë punën, e pyeta se përse nuk ka ardhur të na takoje? Ai më tha që do mundohem të gjej kohë që të vij. Kështu erdhi një herë pasi kishte lënë punën.
Duke qenë se Xhoi ishte shumë keq dhe kishte reagime të ndryshme, ai më pyeti se përse Xhoi reagon keshtu? Pasi u largua nuk erdhi më. Përpara se të ikte më dha një kontribut për Xhoin dhe iku”
Sa i përket inicidentit se si ka ndodhur, nëna e Joyt tregon edhe versionin që shoferi shtetasi me iniciale R.B. i ka thënë asaj. Nëna e Joyt referuar disa dëshmive të shoqeve të vahzës së saj shkruan: Shtetasi R.D. e di skenën e krimit dhe ai kishte pyetur “pse Xhoi nuk ka vdekur pas këtij kalvari.
“Një nga gjërat që më tregoi për incidentin është se ai nuk mund ta dijë se çfarë i ka ndodhur Xhoit sepse nuk ishte në punë, por ishte në shtëpi. Ai nuk e kishte vitizuar Xhoin dhe….. (Pauzë) nuk e di. Janë disa gjëra që nuk dua t’i them tani.
A të përmendi ndonjë person të tretë?
-Po, ai permendi një person të tretë dhe një person të katërt.
-Çfarë të tregoi?
–Sipas tij, gjatë kohës që ai ndiqte Xhoin nga pas, vajza ime po takonte njerëz të keqinj. Si mund ta them? Xhoi ishte vajzë e shoqërueshme, i përshëndeste të gjithë. Sipas tij, Xhoi takonte një person me tatuazhe.
-A të përmendi ndonjë emër, ose statusin e tyre?
–Ai ishte i gatshëm që të më çonte për t’i parë këta njerëz, por unë nuk isha gati. Një herë e mora në telefon dhe i thashë, alo, jam e gatshme. Me ço tek ajo zonë. Dua të shkoj tek ajo zonë tani që jam gati. Dua t’i shikoj nga larg, por ai m’u pergjigj duke më thënë, jo, unë nuk të kam thënë që ata janë njerëz të këqinj. Pra, ai nisi ta ndryshojë historinë.
Me 10 ose 11 tetor ai i dha fund punës në kompani. Pasi erdha nga reanimacioni e takova atë pastaj ai ra në heshtje. Me pas i telefonova dhe i thashë se që kur kam ardhur nga reanimacioni përse nuk ke ardhur që të na vizitosh? Dhe ai më tha më vjen keq por i kam dhënë fund punës në kazino”.
Kur e pyesim nënën e Joyt nëse vajza e saj ka ka pasur lidhje me ndonjë biznesmen, ajo nuk na e konfirmon, por shprehet se vajza e saj kishte njohje dhe jo marredhenie me biznesmenin.
“-Nuk mund ta konfirmoj këtë.
-A nuk të ka thënë se po takohej me dikë?
–E di që po takohej me dikë, atë biznesmen e njoh, por nuk mund të them se ishte marrëdhënie sepse Xhoi më tha që e kishte takuar vetëm dy herë. Heren e parë ishte për një kafe dhe herën tjetër ishte jashtë Tirane.
Kur vajza ime e ka takuar biznesmenin, ajo ishte me Xhoi Brendën.
-Çfarë moshe ishte biznemesni dhe a ishte i martuar?
-Ishte i martuar prandaj dhe nuk patën një marrëdhënie.
-A e kishte kontaktuar Xhoin?
-Pas takimit të tyre të parë? Po, ata flisnin ndonjëherë rrallë por vetëm si miq sepse ai udhëton shumë. Ai ka biznese edhe në vende të tjera”.
Zonja Ruth shprehet se shoferi shtetasi me iniciale R.B. nuk e njihte biznesmenin.
“A e njeh shoferi, biznesmenin?
-Ai nuk e njeh biznesmenin. Ia kam treguar unë fotografinë sepse kam një fotografi të tij.
-Keni nje fotografi te tij? A mund ta shohim?
-Jo
-Çfarë tha shoferi kur i tregove për biznesmenin?
-Ajo çfarë pa nuk ishte ajo çfarë ai priste. Varet sesi e kishte imagjinuar. Ndoshta një burrë të madh me trup, me tatuazhe.
-A është i vjetër?
-Po, është i vjetër. Moshë e mesme”.
Kjo është e gjithë historia që nëna e Joyt tregon për të vërtetën që ajo di rreth jetës së Joyt në Shqipëri dhe rreth ngjarjes së 13 gushtit të vitit 2022 që i mori jetën vajzës së saj. Joy ndërroi jetë në një spital në Kenia më 13 shkurt dhe nëna e saj jeton ende me brengën që autorët që i morën jetën ende nuk dihen kush janë dhe nuk janë arrestuar.
Si u hetua dhe u fsheh e verteta nga autoritetet…
Kanë kaluar mbi 6 muaj nga ngjarja, por policia dhe prokuroria ende nuk kanë një përgjigje, madje e kanë fshehur të vërtetën dhe duke mos qenë transparentë në dhënien e informacionit dhe mos e hetuar ngjarjen në kohë.
22-vjeçarja keniane është dërguar fillimisht në QSUNT në datën 14 gusht 2022 rreth orës 14:00.
Neës24 disponon edhe epikrizën për të, ku thuhet se Joy është intubuar. Më pas rreth orës 19:55 të datës 14 gusht është dërguar në spitalin e Traumës në pavionin e Kirurgjisë me diagnozë politraumë. Por, ajo që nuk dihet ende është nëse në QSUNT është bërë ekspertiza mjeko-ligjore nëse vajza është përdhunuar. Ndërsa nëna e Joyt, Ruth Abongo hedh dyshimet se vajza e saj është përdhunuar dhe se në kofshët e saj është gjetur spermë. Jashtë ajo deklaroi se vajzat nga gjeorgjia që gjetën Joyn kanë konstatuar shenjat e përdhunimit.
Kur e pyesim nënën e Joyt pse vajzat nga gjeorgjia nuk e thonë këtë ajo shprehet se nuk mund të flasin.
“-Po, ato nuk mund të flasin.
-Janë të frikësuara?
-nuk janë të frikësuara, por janë udhëzuar që të mos flasin.
–Kur i kërkova Emilisë që t’u thonte atyre se sa shumë e vlerësoja dhe se do të doja t’i takoja, sipas Emilisë ato kishin thënë se edhe ato donin të më takonin por më vonë ato nisën të nxjerrin justifikime derisa një ditë dërguan një përson të më thoshte se nuk mund të më takonin vetëm. Ato duhet të më takonin në praninë e menaxherit.
Ndërkohë në kërkesat që i është bërë Institutit të Mjekësisë Ligjore, përgjigja lë shumë hije dyshimi.
Në një përgjigje të pashpejguar qartë të datës 21 dhjetor 2022, IML thotë së vajzës keniane i është bërë një akt ekspertim i parë më datë 2 shtator 2022, pra rreth tre javë pas ngjarjes.
Ndërsa më tej sipas IML akt ekspertimi i kërkuar me vendim të datës 9 shtator 2022 është ende në pritje, vendim që sipas përfqësuesve ligjorë të vajzës keniane nuk dihet nga cili autoritet e ka kërkuar ekspertimin dhe me çfarë vendimi është kërkuar dhe presim të sqarohet.
Pra nga data 9 shtator kur është bërë kërkesa sic thuhet në shkresën e IML deri më 21 dhjetor 2022 kur është kthyer përgjigja, pra për rreth 3 muaj e gjysëm nuk është bërë akt ekspertimi mjeko-ligjor, por edhe sot pas 6 muajsh nga ngjarja ende nuk dihet zyrtarisht nëse është bërë ky akt ekspertim mjeko-ligjor dhe nuk ka një përgjigje zyrtare për përfaqësuesin ligjor të vajzës keniane.
Por paqartësia dhe mos koherenca e fakteve që prokuroria deklaron dhe IML jep në përgjigje vijon edhe më tej.
Në dokumentin që News24 disponon që mban më atë 8 nëntor dy ditë pasi ngjarja u bë publike pasi ishte mbajtur e fshehur për rreth 3 muaj, prokuroria deklaron se ka nga ana e tyre është proceduar me regjistrimin e procedimit më datë 22 shtator, rreth 6 javë pasi kishte ndodhur ngjarja.
Madje prokuroria deklaron se janë marrë edhe deklarime të personave në dijeni të ngjarjes dhe se nuk janë përfituar të dhëna me interes për hetimin e ngjarjes dhe se është adiministruar akt ekspretimi i parë dhe se te vajza keniane janë konstatuar dëmtime të rënda, pa e sqaruar nëse është dhunuar apo jo.
Teksa i rikthehemi edhe njëherë përgjgijes së IML ku thotë se për marrjen e përgjigjes së akt-ekspertimit duhet t’i drejtohemi prokurorisë sepse ai është organi kërkues i këtij ekspertimi. Ndërkohë që prokuroria e ka regjistruar procedimin penal me datë 22 shtator, në dokumentin e IML thuhet se akt ekspertimi i kërkuar është me vendim të datës 9 shtator 2022.
Por disponojmë edhe një vendim gjykate të datës 11 nëntor 2022, 5 ditë pas ngjarja u bë mediatike dhe rreth 3 muaj pasi kishte ndhodhur, pas kërkesës se prokurosisë, gjykata ka vendosur marrjen e gjurmëve papilare si dhe të kampionit biologjik të vajzës keniane.
Po ashtu në këtë vendim gjykate thuhet se në vendngjarje janë gjetur një shiringë dhe një shishe alkooli konjak Skenderbeu dhe se sipas prokurorisë në këto dy objekte janë gjetur gjurmë të vlefshme për identifikim. Por kanë kaluar tre muaj e gjysëm nga data e marrjes së këtij vendimi dhe ende, përfaqësuesit ligjorë të vajzës keniane nuk kanë një përgjigje.
Joy ndërroi jetë dhe tashmë dhe vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” nga pasoja që ka ardhur do të ndikojë në cilësimin dhe rikualifikimin e veprës penale, ose do bëhet vrasje në rrethana cilësuese ose plagosje e rëndë me dashje, por paragrafi i 3 sepse ka sjellë si pasojë vdekjen e personit.
E gjithë pjesa hetimore e çështjes nga prokuroria dhe policia ka vetëm paqartësi dhe ngelet për t’u sqaruar se si është proceduar nga ana proceduriale duke qenë se datat kanë mospërputhje.
Edhe vetë nëna e Joyt, Ruth Abongo ka rezerva për prokurorin e çështjes ku shkruan se është habitur kur në zyrën e prokurorit i kanë thënë se nuk e kanë aksesuar kurrë telefonin e Xhoit në prani të policisë që ishte në drejtim të çeshtjes dhe kur i ka thënë që polici i turnit e ka hapur telefonin me Emilinë prokurori ka heshtur. Më tej nëna shkruan se “Kur ata refuzuan dhe une kerkova foton e xhoit ne skenen e krimit nuk mund te besosh 2 lidhjet. As vetevrasje. Aty qava sepse e di qe ata e dinin ngjarjen, por Benin sikur nuk e dinin.”
“-Nuk më ka pëlqyer mënyra sesi më kanë trajtuar. Kur më çuan te rajoni i policisë shkova me administratorin dhe një grua tjetër. Polici kryesor ishte në rregull sepse shkuam te zyra e tij dhe thirri policin që mendoj se ishte në drejtim të kësaj çështjeje ose që mori deklaratat, ai po më kufizonte ose po më ndalonte kur po jepja opinionin tim dhe nuk më pelqeu sepse më duket se ishte me opionione të tij.
Edhe kur shkuam në shtepi ai vazhdonte të këmbëngulte se vajza ime kishte rënë nga dritarja. Ai më thoshte se vajza kishte rënë nga dritarja. Ndoshta po pinte cigare në dritare dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.
Po përse duhet të shpërndante ushqimin nëpër krevat kur kishte në plan të hidhej. Kur doja të bëja fotografi në vendin ku ishte gjetur trupi, ai më tha, jo mos bëj fotografi, shko në prokuori dhe vetëm kaq mund të bëjmë. Nuk më pëlqeu mënyra sesi po më trajtonte”.
Nëna e Joy në fund ka edhe një mesazh për vendin tone, se cfarë reputacioni dhe shije te keqe la per Shqiperine jashte vendit ngjarja e rende me Joyn.
“Është për të ardhur keq që kjo gjë i ndodhi Xhoit. Shumë për të ardhur keq që kjo i ndodhi një vajze keniane në Shqipëri që duhet të jetë një vend i paqtë me njerëz të dashur.
Kushdo që e bëri këtë, është treguar shumë i padrejtë. Për policinë, shpresoj ta trajtoni këtë çështje si diçka urgjente dhe serioze sepse nuk është vetëm një reputacion i keq për policinë por për të gjithë Shqipërinë sepse kjo nuk do të kujtohet vetëm për Xhoin, por për të gjithë vizitorët që në të ardhmen mund të kenë interes për të ardhur për mundësi pune këtu dhe për punëdhënësin, mënyrën se si e keni trajtuar rastin e Xhoit”.
Prokuroria dhe policia e dinë të vërtetën e ngjarjes. Por, sa vlen jeta e një njeriu në Shqipëri?
A nuk mbrohet me ligj jeta si një e drejtë e patjetërsueshme? Ekziston drejtësia njerëzore e cila mund të blihet, por mos harroni Joy është në qiell dhe drejtësia hunjoyre është e pakurruptueshme dhe gjithmonë triumfon. /albeu.com