Poeti i njohur, Bardhyl Londo është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një lajm i trishtë për botën e artit në Shqipëri.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë dhe familjarët e tij. Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.
Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane, gjithashtu është fitues i çmimit “Migjeni”. /albeu.com