E trishtë, ndahet nga jeta aktori i njohur

Komediani dhe aktori i “Curb Your Enthusiasm, Richard Lewis, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare të martën e 27 shkurtit.

Richard Lewis, ishte i diagnostikuar që nga viti i kaluar me sëmundjen e Parkison dhe për shkak të gjendjes shëndetësore, humbi festën e premierës së sezonit 12 për Curb më 30 janar.

Të lidhura

None found

“Kam disa vështirësi në ecje nga Parkinson gjatë dy viteve të fundit. Nuk është madhore. Deri tani po e kaloj mirë, por nuk doja të shkoja, të kaloja pesë ose gjashtë orë me kaq shumë njerëz”, ka thënë ai.

Madje në intervistën e fundit ishte shprehur se ishte mjaft mirë, por fatkeqësisht për të nuk ishte kështu.

Lewis ishte i njohur për humorin e tij, të cilin e shfaqi në shfaqje të panumërta në role televizive dhe filmash.

Ai mbajti një rol të gjatë në “Curb Your Enthusiasm” të Larry David, duke u shfaqur në më shumë se 40 episode midis 2000 dhe 2021.



Shtuar 29.02.2024 09:31