Më 6 mars, Serhiy Perebyinis e humbi tërë familjen e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u vranë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga periferia e Kievit.
Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën.
Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë.
Ai është shprehur se pamjet i ka para nëpërmjet videove të publikuar në Twitter, pasi vetë kishte udhëtuar për të nëna e tij që ishte me Covid-19, para se të niste lufta.
(Përgatitën për REL: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)