E rrëmbeu 1 javë më parë, gjyshja dorëzon në Policinë e Durrësit nipin 3-vjeçar

Fëmija 3-vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.

Gjyshja Bahrije Gjuni, dorëzon në Policinë e Durrësit nipin 3-vjeçar, duke u vetëdorëzuar pas lënies në burg të të shoqit dhe të birit.

Ditën e djeshme, Gjykata e Durrësit, ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Rexhep Gjuni dhe Arben Selaj, pasi i morën fëmijën 3-vjeçar nënës dhe nuk tregojnë se ku e mbajnë.

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se bëhet fjalë për një ngjarje me një fëmijë të mitur.

Avokatja Arta Gecaj nuk dha shumë detaje nga seanca që është zhvilluar, duke lënë të nënkuptohet se nuk bëhet fjalë vetëm për marrjen ma të drejtë të fëmijës.

Në kushtet kur kemi të bëjmë me të një të mitur është sekret hetimor dhe nuk mund të them asgjë. Prokuroria do vijojë hetimet, çështja është më shumë se vetëm mbajtja e fëmijës”, tha avokatja.

Gjyshi i fëmijës Rexhep Gjuni dhe Arben Selaj, kunati i tij, u arrestuan menjëherë pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit Ile Gjuni.

Nga hetimet e ngjarjes dyshohet se gjyshja bashkë me nipin e saj dyshohet se fshihen në zonën midis Kukësit dhe Hasit.

Nga burimet e policisë së Durrësit bëhet e ditur se gjyshja e fëmijës 3-vjeçar ndihmohet nga vëllai tjetër i saj, shtetasi Flamur Selaj, 43 vjeç, ndërkohë që edhe ky është shpallur në kërkim.

Tashmë kanë kaluar 7 ditë që nga momenti kur Ile Gjuni trokiti në dyert e policisë së Durrësit për të denoncuar moskthimin e djalit nga gjyshërit e tij.

Ndërkaq gjatë marrjes në pyetje të gjyshit që tashmë është i arrestuar, bëhet e ditur se ai vazhdon të mos flasë, duke vështirësuar punën e policisë për gjetjen e 3-vjeçarit.


Shtuar 20.04.2024 14:04