E rëndënë Suedi/ Vritet 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, pasi një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza që e shoqëronte.

Sipas policisë suedeze, të shtënat janë raportuar pak para mesnatës, duke vënë në alarm forcat e rendit, të cilat rrethuan menjëherë një zonë të gjerë dhe nisën hetimet në terren. “Ka pasur të shtëna jashtë”, deklaroi oficeri i policisë në detyrë, Patric Thelander, duke shtuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk ka detaje të konfirmuara për një të dyshuar.

Të lidhura

None found

Gruaja e plagosur, rreth të 25-ave sipas autoriteteve të rajonit Skane, ndodhet në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.

Policia ka kryer kontrolle dhe hetime teknike gjatë natës, ndërsa banorëve u është kërkuar bashkëpunim për zbardhjen e ngjarjes. Të dy personat e qëlluar raportohet se ishin të njohur nga policia, ndërsa deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.


Shtuar 14.04.2026 12:37