E rëndë në Lushnje/ 55-vjeçari gjendet pa shenja jete në mes të rrugës, ja çfarë dyshohet (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë këte mengjes. Viktima është identifikuar si Skënder Malia rreth 55-vjec.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.

Të lidhura

None found

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë ne rruge dhe kanë njoftuar menjëherë policine.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

 


Shtuar 14.04.2026 08:16