Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e Krimit Kibernetik ndaj 3 Call Centerave në Tiranë. Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar, ndërkohë më shumë se 80 operatorë që janë gjetur brenda zyrave janë marrë në pyetje.
Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu mbi 800 mijë euro në zyrat e call centerave, ndërkohë janë sekuestruar kompjutera, usb, servera, kamera etj.
Të lidhura
Në total policia ka goditur 3 call centera, por gjatë operacionit janë zbuluar dhe disa baza të tjera call centerash që po hetohen.
Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dy prej të arrestuarve shumat e parave i konvertonin në cryptomonedha.
Dyshohet se janë me mijëra qytetarë evropianë të mashtruar dhe dëmi përllogaritet të jetë më shumë se 50 milionë euro, i shkaktuar nga aktiviteti i këtyre call centerave.
Arrest në burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekollo
Marsel Lami
Xhoji Hitaj
Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj


