E RËNDË/ Vritet brenda makinës së tij gazetari i njohur (FOTO LAJM)

Një tjetër gazetar është vrarë në makinën e tij në Guerrero, Meksikë.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet lokale, të cilat thanë se Freddy Roman u qëllua për vdekje në Chilpancingo, Guerrero, nga persona të armatosur me një motoçikletë, shkruan Reuters.

Të lidhura

None found

Pak orë para vrasjes së tij, Roman kishte publikuar një status në Facebook, i cili i referohej bashkëpunimit të zyrtarëve lokalë në zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014.

Javën e kaluar, një raport i qeverisë për incidentin e përshkroi zhdukjen e 43 të rinjve në shtetin e Guerrero në shtator 2014 si një “krim shtetëror”.

Duke cituar një dëshmitar Romano tha në artikullin e tij se në kohën e ngjarjeve u zhvillua një takim midis katër zyrtarëve, përfshirë ministrin meksikan të drejtësisë Jesus Murillo Caram dhe ish-guvernatorin e  Guerreros./albeu.com/