Një 15-vjeçare ekzekutuar me thikë mamanë e saj në Itali.
Bëhet e ditur se vajza ka debatuar ashpër me nënën, e më pas, ka marrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur atë disa herë me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e tyre në Bergamo.
Gruaja është gjetur pa shenja jete nga karabinierët. Edhe pse kishte vetëm një goditje, ajo ka rezultuar fatale, thonë ekspertët. Sipas mediave, ka qenë vetë e mitura që ka telefonuar ambulancën në telefon, duke thënë: “Kam nevojë për ndihmë, godita nënën time”.
Mendohet se nënë e bijë janë grindur për montimin e një pajisje shtëpiake, të cilën sapo e kishin blerë.
Adoleshentja tanimë është vendosur në pranga, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbardhur të plotë të gjithë të vërtetën./albeu.com