Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku futbollisti Diego Chavez, sulmuesi i Juarez, humbi jetën në moshën 28-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë me makinë.
Automjeti me të cilin po udhëtonte, lojtari është përplasur ashpër me një shtyllë.
Të lidhura
None found
Ky lajm padyshim që tronditi të gjithë futbollin “trikolor”.
Chavez, i cili u rrit në Veracruz dhe mbërriti në Europë në vitin 2020, ku veshi fanellën e Salamanca në Spanjë për një sezon, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij, ku kishte ardhur një vit më parë nga peruanët e Mannucci.

