E rëndë Tiranë/ 30-vjeçarja gjendet e vrarë në banesën e saj

Këtë të enjte rreth orës 12:55, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Mësohet se 30-vjeçarja (shtetase e huaj), është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”.

Policia bën me dije se gjatë këqyrjes paraprake të trupit, janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 27.02.2025 14:28