Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga disa persona. Sipas gazeta ‘Sinjali’, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në ndërtim në rrugën “Tirana”.
Sipas informacioneve, pesë individë dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, dhe deri tani ata nuk janë identifikuar.
Viktima ka rrëfyer në polici se fillimisht është detyruar të konsumojë substanca narkotike, dhe pas kësaj është abuzuar seksualisht. Sipas raportimeve vajza është abuzuar dhe droguar nga pesë persona dhe më pas është hedhur në rrugë.
Vajza është gjetur në orët e mëngjesit në një rrugë të kryeqytetit dhe menjëherë është njoftuar policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të dyshuarit.