E rëndë në Shkup, 40-vjeçari vret nënën dhe gjyshen

Një 40 vjeçar nga Shkupi me iniciale J.M. dyshohet se gjatë ditës ka vrarë nënën e tij 60 vjeçare dhe gjyshen 80 vjeçare.

Alsat e ka konfirmuar lajmin nga Ministria e Brendshme dhe bën me dije se i dyshuari është arrestuar. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes tronditëse dhe gjendja psiko-fizike e të dyshuarit.

“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka bërë me dije Ministria e Punëve të Brendshme. /albeu.com

 

 


Shtuar 11.01.2023 18:19