E rëndë në Shkodër, masivi i dheut zë poshtë eskavatorin, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, në fshatin Prekal.

Z.P 56-vjeç ndërsa ishte duke punuar në rrugë në afërsi të fshatit Prekal, një masiv dheu ëhstë shkëputur nga lartisia duke e zënë poshtë.

Për pasojë 56-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Z. P., 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.10.2023 16:40