E rëndë në Ksamil, 38-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në një masiv shkëmbor në det. 38-vjeçari banues në Tiranë, është gjetur te shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil.

Dyshohet se është mbytur si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë nga informacionet paraprake, dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, e nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.08.2024 15:51